LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Klinës përmes protestës kërkojnë sërish të mos devijohet rruga Kijevë – Zahaq

Banorët e Klinës përmes protestës kërkojnë sërish të mos devijohet rruga Kijevë – Zahaq

Banorët dhe pronarët e bizneseve të fshatrave Gllarevë, Stapanicë dhe Rixhevë, sërish kanë protestuar dhe shprehur pakënaqësitë e tyre para Qeverisë së Kosovës për devijimin e trasesë së rrugës që kalon në atë zonë, Kijevë – Zahaq.

Sipas protestuesve, qeveria nuk po i përfill kërkesat e tyre, ndërkohë të njëjtit janë në pritje për një takim tjetër me zyrtarë nga kabineti qeveritar.


Me pankartat, me mbishkrime “Shpresën e kemi tek ju”, “Bizneset po vdesin”, “Jo devijim të rrugës”, banorët e fshatrave të Komunës së Klinës po e kundërshtojnë vendimin të cilin e ka aprovuar Qeveria e Kosovës për vazhdimin e shpronësimit të pronave për nevoja të realizimit të tërësishëm të rrugës nacionale Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmentit Kijevë-Dollc.

Protestuesit paralajmërojnë bllokim të rrugës në rast se edhe këtë herë nuk marrin përgjigje prej qeverisë dhe nuk zbatohen kërkesat e tyre.

Binak Pantina nga fshati Gllarevë i Klinës tha se ka investuar mbi 3 milionë euro, dhe sipas tij devijimi i rrugës e dëmton shumë për të bërë biznes.

“Ndërtimi i rrugës Prishtinë-Pejë ka ardhur mirë deri në Kijevë, aty ka devijuar dhe na kanë anashkaluar tri fshatra, Burim, Rixheve dhe Gllarevë. Kemi mbi 50 biznese, unë kam investuar rreth 3 milion euro në pompë, motel, villa e të tjera. Kështu, jemi dëmtuar shumë, dhe tash kjo rrugë po devijon…Kemi shkuar te zëvendësministri, Hysen Durmishi shumë herë, dhe na ka kërkuar dokumentet se çfarë i dëmton bizneset, por nuk i ka lexuar askush. Dhe ka thënë se do të vijë në vend të ngjarjes, por nuk ka ardhur”, theksoi ai.

Mes tjerash, Pantina është shprehur i shqetësuar që kërkesat e tyre nuk po merren parasysh, përkundër kontributit të sic tha ai për vendin në mënyrë që edhe anëtarët e tjerë të familjes të mos e lëshojnë vendin.

“Nëse nuk merren parasysh, do të bëhet keq. Kam 22 anëtar të familjes dhe kam punuar jashtë vendit, dhe kam dhënë gjithë kontributin tim për mos të dalë nipat jashtë vendit, duke investuar shumë. Nëse nuk merren parasysh këto kërkesa, ne do ta bllokojmë rrugën me shatora (tenda) në gjitha këto fshatra dhe nuk do të ketë lëvizje më. Rrugën nuk e lejojmë në asnjë formë të devijojë, përveç ku është ekzistuesja, pasi ashtu edhe ka premtuar kryeministri”, tha ai.

Se devijimi i rrugës është pengesë për banorët, e tha edhe Isuf Mehmetaj, banor i kësaj ane.

Ai tha se nëse bëhet devijimi i rrugës, nga shteti po merren edhe toka e bukës.

“Ne kemi ardhur për shkak të devijimit të rrugës Stapanic-Gjergjovik. Ta shohim pas takimit që na kanë thënë dhe nëse nuk ka kurrfarë rezultati rrugën do ta bllokojmë në Gllarevë…Nëse bëhet bllokimi ose devijimi i rrugës, një anë po merret toka e bukës, ndërsa në anën tjetër bizneset që janë aty, ato veç duhet të mbyllen…Familjen me diçka duhet me mbajt, kur e ndërprenë vendin e punës, një zgjidhje duhet bërë diku”, tha Mehmetaj. /KP/Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori