LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Broome të Australisë, gjejnë një krijesë misterioze afër plazhit (Foto)

Banorët e Broome të Australisë, gjejnë një krijesë misterioze afër plazhit (Foto)

Banorët që jetojnë afër një plazhi në Broome të Australisë, mbetën të hutuar nga një krijesë misterioze që e kishin nxjerrë jashtë valët e detit.

Me një bark si të shfryrë dhe dhjetëra zgjatime, gjallesa dukej sikur jashtëtokësore, pasi nuk ngjanë me asgjë të planetit tonë, transmeton Telegrafi.


Por, shpjegimi ishte mjaft i thjeshtë dhe nuk duket të ketë diçka aq misterioze.

Gjallesa e njohur si anemonë, e kthyer së prapthi

Njohësit e botës nënujore, kanë thënë se është një lloj gjallese deti e njohur si anemonë, që në këtë rast është  e kthyer së prapthi.

Mësohet se në maje të këtyre zgjatimeve, ka helme që mund të jenë të rrezikshme për njerëzit dhe kafshët, nëse preken mund të lënë dhimbje disa mujore. /Telegrafi/