Bankënota e re e 200 frangave zvicerane është më e vogël dhe më e lehtë për ta mbajtur se ajo e kaluara.

Monedha e cila u prezantua këtë javë, ka për qëllim që të reflektojë përvojën shkencore të Zvicrës.

Ajo do të dalë për qarkullim në treg në fundin e muajit gusht, dhe është një nga katër bankënotat e prezantuara në serinë e fundit.

50, 20 dhe 10 frangat tashmë janë paraqitur, dhe janë pritur shumë mirë në publik, raportojnë mediat zvicerane. /kp/Telegrafi/