LAJMI I FUNDIT:

Banka suedeze do të largojë 1 mijë punëtorë dhe do të mbyllë 180 degë

Banka suedeze do të largojë 1 mijë punëtorë dhe do të mbyllë 180 degë

Banka më e madhe e Suedisë, Svenska Handelsbanken, do të shkurtoj rrjetin e degëve dhe do të largoj disa punëtorë,

Svenska Handelsbanken zotohet se do të investojë rreth 100 milionë euro në teknologji gjatë dy viteve të ardhshme, përcjell Telegrafi.


Banka thotë se tendenca për financimin dixhital po përshpejtohet, duke detyruar të rimendojë praninë e saj fizike.

Sipas planit, deri në fund të vitit 2021 rrjeti i degëve do të ulet nga 380 në 200. Degët e mbetura do të shërbejnë për klientët privat dhe të korporatave.

Si rezultat, banka synon të largoj 1,000 punëtorë. /Telegrafi/