LAJMI I FUNDIT:

Banka Popullore e Maqedonisë: Nuk ka amnisti për llogaritë e paligjshme

Banka Popullore e Maqedonisë: Nuk ka amnisti për llogaritë e paligjshme

Prej sot qytetarët do të arrijnë më lehtë deri tek llogaritë në Bankat e huaja. Banka Popullore iu përgjigj pyetjes së Alsat M se çfarë do të ndodhë me llogaritë e vjetra, që deri tani ishin hapur pa aprovim, ndërsa prej sot i plotësojnë kushtet e reja, më liberale. Përgjigja është se këto llogari edhe më tej mbeten të paligjshme.

“Nëse ka rezident që kanë hapur llogari në bankë të huaj sipas bazave plotësuese para hyrjes në fuqi të vendimit të ri, do të kenë statusin e llogarive të paligjshme meqë Banka Popullore nuk ka dhënë leje për to që të hapin dhe të kenë llogari jashtë vendit”, thonë për Alsat-M nga Banka Popullore e Maqedonisë.


Me vendimin e ri të BPRM-së llogari jashtë vendit do të mund të hapin shtetasit tanë që kanë dy dokumente udhëtimi, atë të Maqedonisë dhe të huaj, si dhe ata persona që punojnë ose ndonjëherë kanë punuar për ndërmarrje të huaja dhe organizata ndërkombëtare. Sipas ish Guvernatorit të BPRM-së Petar Goshev, nuk është kontestues liberalizimi i transaksioneve, por nuk përjashtohet mundësia për keqpërdorime.
“Nuk është tragjike që zgjerohet liberalizimi i këtij lloji të llogarive jashtë vendit, por gjithashtu është e mundshme që dikush nga personalitetet e korruptuara në Maqedoni ta shfrytëzojë këtë si mundësi për transfere, ndonëse e përsëris, këto para të paligjshme i nxjerrin përmes rrugëve të tjera, më të fshehta në juridiksione siç janë Belize, Ishujt Kajmane, dhe Ishujt e Virgjër. Pra këta punojnë më shumë me destinacione të tilla, sesa të shfrytëzojnë mundësinë për të hapur llogari në ndonjë vend anëtar të BE-së”, deklaroi ish guvernatori i Bankës Popullore, Petar Goshev.
Nga BPRM-ja shprehen se nuk kanë njohuri nëse ndonjë politikan maqedonas në 15 vitet e kaluara ka parashtruar kërkesë, ka marrë leje dhe ka llogari në bankë të huaj. Në listat anketuese të një pjese të zyrtarëve aktual, ende figurojnë llogari të tyre në banka të huaja, ndonëse sipas ligjit kanë qenë të detyruar që t’i tërheqin paratë, ti sjellin në Maqedoni, edhe ti mbyllin llogaritë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Lajme
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Politikë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Lajme
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Kalo në kategori