LAJMI I FUNDIT:

Banka Popullore e Maqedonisë nënshkruan memorandum për bashkëpunim me BQE-në

Banka Popullore e Maqedonisë nënshkruan memorandum për bashkëpunim me BQE-në

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim në sferën e mbikëqyrjes.

Përmes një komunikate nga BPRM thonë se në pajtim me rregullat, bashkëpunimi mes dy institucioneve do të drejtohet drejt sigurimit efektiv të këmbimit të informacioneve mbikëqyrëse, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Nënshkrimi i këtij memorandumi është konfirmim i vendosmërisë së BPRM-së në mbajtjen e stabilitetit dhe sigurisë të sistemit bankar. Siç është theksuar edhe në dokument, bashkëpunimi është me rëndësi të madhe për përparimin e mëtejshëm, stabilitetit dhe efikasitetit të bankave”, thuhet në njoftim.

Ata më tej shtojnë se memorandumi për bashkëpunim në sferën e mbikëqyrjes është një nga treguesit për thellimin e komunikimit mes BPRM-së dhe BQE-së, i cili sipas tyre, do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Telegrafi/