LAJMI I FUNDIT:

Banka Popullore e Maqedonisë kërkon lehtësime për qytetarët në lidhje me normat kamatore

Banka Popullore e Maqedonisë kërkon lehtësime për qytetarët në lidhje me normat kamatore

Qytetarët e Maqedonisë do të sigurojnë marrëveshje për kursim ose huamarrje, ku qartë do të përcaktohet shuma e normës së ndryshueshme kamatore dhe mënyra se si do të formohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në drejtim të mbrojtjes më të madhe të harxhuesve, Banka Popullore e Maqedonisë (BPM) kërkon nga bankat komerciale që në marrëveshjet e reja me personat fizik dhe juridik, të jenë më transparent në pjesën e çështjeve kamatore, pra norma e ndryshueshme kamatore të jetë e qartë dhe e përcaktuar saktë në marrëveshje.


Gjithashtu, Banka kërkon që vlera e kamatës të varet nga një normë kamatore referente e përzgjedhur dhe të përcaktohet kohëzgjatja kur do të bëhet vërtetimi periodik i saj./Telegrafi/