LAJMI I FUNDIT:

Banka e Shqipërisë: Kreditë e ‘fshira’ arrijnë në 6.3 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë: Kreditë e ‘fshira’ arrijnë në 6.3 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për tetë muajt e parë të vitit, vlera e kredive të fshira arriti në 6.3 miliardë lekë, nga bilanci i kredive me probleme.

Ulja e vlerës së kredive të fshira lidhet me një shterim të pjesshëm të këtij procesi, pasi pjesa më e madhe e kredive të humbura u fshinë vitin e kaluar. Fshirja më e pakët e kredive të humbura ka qenë e pamjaftueshme për të ulur më shumë nivelin e kredive të këqija gjatë këtij viti dhe në fund të shtatorit ky tregues arriti në 21.3%.


Megjithëse, BSH vlerëson se shuma e kredive që duhen fshirë në bilance ende është e konsiderueshme dhe pret që në muajt e fundit të vitit të ketë sërish një përshpejtim të pastrimit të bilanceve nga kreditë e humbura.

Përgjithësisht, ky proces është më i përqendruar në muajt e fundit të vitit, para se bankat mbyllin bilancin vjetor. Sipas ndryshimeve rregullatore që miratoi Banka e Shqipërisë vitin e kaluar, bankat duhet të nxjerrin nga bilancet kreditë që janë kategorizuar për më shumë se tre vjetësh si të humbura.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, deri në fund të muajit gusht vlera e kredive të humbura ishte rreth 61 miliardë lekë, megjithatë nuk ka një përllogaritje të saktë se sa prej tyre plotësojnë afatet e përcaktuara për t’u fshirë nga bilanci.

Sipas BSH-se, për të gjithë vitin 2015 bankat fshinë rreth 27 miliardë lekë kredi të humbura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori