LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore vazhdon të mbështet realizimin e projekteve të ujitjes

Banka Botërore vazhdon të mbështet realizimin e projekteve të ujitjes

Gjatë ditës së sotme, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Mevludin Krasniqi bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të MBPZHR-së, Kapllan Halimi pritën në një takim zyrtarët e Bankës Botërore, Diego Garrido Martin dhe Silvia Mauri me të cilët biseduan lidhur me projektet aktuale dhe mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta edhe për të ardhmen në zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.

Me këtë rast, Krasniqi i falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar dhe po i ofrojnë sektorit të bujqësisë, si dhe i njoftoi këta të fundit me zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe për ndikimin që kanë pasur investimet e MBPZHR-së dhe donatorëve tjerë, siç është BB-ja, USAID-i, etj., dhe shtoi se nga puna e përbashkët mes dy institucioneve, tanimë jemi në proces të punës dhe Kosova së shpejti do të ketë Master-Planin Nacional dhe studimin e fizibilitetit sa i përket sistemit të ujitjes.


Në këtë takim u bisedua gjithashtu edhe për ecurinë dhe bashkëpunimin me Bankën Botërore për projektin që është në përfundim e sipër të realizimit, pra studimi i fizibilitetit për rehabilitimin e sistemit të ujitjes “Radoniqi-Dukagjini”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori