LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Rritja e tarifave mund të na sjellë përsëri në nivelet e krizës së vitit 2008

Banka Botërore: Rritja e tarifave mund të na sjellë përsëri në nivelet e krizës së vitit 2008

Një ngritje në ritmin dhe fushëveprimin e tarifave mund ta kthejë botën në vitin 2008 në aspektin e niveleve të tregtisë botërore, paralajmëron Banka Botërore.

Në raportin e fundit të Perspektivës Ekonomike Botërore, banka kishte një parashikim të zymtë për tregjet në zhvillim dhe ato të zhvilluara në rast se mosmarrëveshjet komerciale që po zhvillohen midis ekonomive të mëdha intensifikohen.


“Një rritje e gjerë e tarifave në mbarë botën do të kishte pasoja të mëdha negative për tregtinë dhe aktivitetin botëror. Një përshkallëzim i tarifave mund të përkthehet në një rënie të flukseve tregtare botërore që arrijnë në 9 për qind, ngjashëm me krizën financiare botërore”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Kanadaja, Meksika dhe Bashkimi Evropian po i hakmerren Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi këto ekonomi nuk do të përjashtoheshin nga tarifat e çelikut dhe aluminit që u vendosën nga Uashingtoni për arsye të sigurisë kombëtare.

Ndërkohë, negociatat për të rishikuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut kanë dështuar të prodhojnë marrëveshje gjithëpërfshirëse, duke lënë atë marrëveshje nën kërcënim.

Çdo pengesë për veprimtarinë tregtare në Kinë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “do të rezultonte në një rënie të konsiderueshme negative për pjesën tjetër të botës nëpërmjet tregtisë, besimit, tregut financiar dhe tregut të mallrave”, shtoi banka. /Telegrafi/