LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore paralajmëroi Shqipërinë për zjarret që në maj: Vendi nuk ka mjetet e duhura

Banka Botërore paralajmëroi Shqipërinë për zjarret që në maj: Vendi nuk ka mjetet e duhura

Banka Botërore ka paralajmëruar që në muajin maj Shqipërinë sa i përket mungesave në përballimin e emergjencave civile dhe për shuarjen e zjarreve.

Në raport thuhet se vendi duhet të heqë dorë nga reagimi “ad hoc” për përballimin e emergjencave civile dhe të krijojë një strategji afatgjatë të reagimit.


Një tjetër vërejtje është edhe për mungesën e mjeteve, ku nënvizohet se në përdorim janë zjarrfikëse të vjetra.

Duke vlerësuar se Shqipëria ka një staf për të menaxhuar zjarret lokale, por nuk mund të përballojë situatat në zona të thella dhe malore

“Ka shumë nevoja për shuarjen e zjarreve në zona të egra, përfshirë automjetet 4 x4, dhe pajisje specifike si kamerat termike përmes të cilave do të vlerësohet situata me zjarret. Ministria e Mbrojtjes mund të ofrojë mbështetje shtesë përmes dy helikopterëve me pajisje të caktuara të shuarjes së zjarrit në pyje dhe që kanë pajisjet e duhura teknike,” thuhet në raport.

Për të përmirësuar situatën propozohet një ndërhyrje me investime në një shumë prej 98 milionë dollarësh të ndarë në tre faza që zgjasin deri në 9 vite.

Këto ditë Shqipëria është përballur me zjarre të mëdha thuajse në të gjithë vendin.

Madje në medie është denoncuar mungesa e pajisjeve pasi zjarret fikeshin me mjete rrethanore dhe primitive.

Vetëm pas një jave një helikopter nisi të hedhë ujë, dhe më tej u kërkua ndihma e një kompanie private.

Prej së shtunës në Shqipëri nisën të fikin zjarret dhe dy helikopterë të mbërritur nga Holanda e një nga Çekia. /OraNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori