LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Nga Maqedonia janë shpërngulur 500 mijë persona

Banka Botërore: Nga Maqedonia janë shpërngulur 500 mijë persona

Gjysmë milion qytetarë ose një e katërta e popullsisë janë shpërngulur nga Maqedonia. Dy të tretat e tyre janë duke punuar dhe një e treta janë punëtorë, ndërsa një e treta janë ekspertë të lartë të IT-ve. Bankierët botërorë paralajmërojnë se duhen ndërmarrë hapa për të parandaluar rrjedhjen e talenteve nga vendi, pasi do të rrezikojë të gjithë ekonominë, tregun e punës dhe qëndrueshmërinë e fondit të pensioneve dhe shëndetësisë.

“Kur krahasojmë ikjen e talentëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut me vendet e Evropës Lindore, 24 vende të Evropës Lindore praktikisht Maqedonia së bashku me Armeninë, Moldavinë Bosnja dhe Hercegovinën janë vende ku ne kemi rrjedhjen më të madhe të stafit me arsim të lartë”, tha Bojan Shimbov, Ekonomist në Bankën Botërore


Banka Botërore prezantoi raportin gjysmë-vjeçar për Ballkanin Perëndimor. Sipas raportit është ngritur niveli i rritjes ekonomike të vendit prej 2.9 përqind në 3.1 përqind këtë vit, shumë më poshtë se parashikimi optimist i qeverisë prej 3.5 përqind.

Kjo na tregon se borxhi publik dhe deficitet fiskale po rriten për shkak të rritjes së pagave, pensioneve dhe subvencioneve. Ndërsa rritja e BPV-së nuk e kemi shfrytëzuar për uljen e borxhit.

Banka Botërore parashikon që ekonomia vitin e ardhshëm do të rritet për 3.2 dhe 3.3 përqind më 2021. Mirëpo, mesazhi është të vëzhgohen efektet negative në rritjen e luftërave të tregtisë globale. Qeverisë iu kërkua që të shpejtojë reformën e sistemit arsimor që do të krijojë një staf të gatshëm për ekonominë, të punojë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe shtetin e ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori