Ministri i Financave Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Anna Bjerde, nënshkruan sot marrëveshjen për Financim për Operacionin e Financimit të Politikave Zhvillimore për Financa Publike (DPF) dhe Rritje të Qëndrueshme, në shumë 50.6 milionë euro.
Në njoftim për media thuhet se marrëveshja mbështet prioritete të përzgjedhura shtetërore për periudhën 2021-2025, duke përfshirë reforma për të mbështetur transparencën fiskale, zhvillimin e sektorit privat, dhe forcimin e qëndrueshmërisë mjedisore në vazhdën e krizës së COVID-19.
“Kosova ka nevojë për rritje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme, që krijon vende pune dhe nxitet nga produktiviteti më i lartë, dhe reformat e mbështetura nga ky operacion do ta mbështesin Kosovën në përforcimin e rimëkëmbjes pas COVID-19 dhe përmirësimin e jetës së njerëzve të saj”, tha Anna Bjerde, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Ekonomia e Kosovës përjetoi një rimëkëmbje të fuqishme në vitin 2021, mbështetur nga rikthimi i kërkesës së brendshme dhe rritja rekorde e eksporteve, edhe pse rritja pritet të ngadalësohet këtë vit, thuhet në komunikatën e Bankës Botërore.
Në këtë kontekst, mekanizmi DPF do të mbështesë masat që synojnë përmirësimin e transparencës fiskale dhe rritjen e qëndrueshmërisë fiskale në periudhë afatmesme, në funksion të përpjekjeve të Qeverisë për adresimin e boshllëqeve të konsiderueshme zhvillimore dhe promovimin e uljes më të shpejtë të varfërisë.
DPF-ja gjithashtu do të mbështesë një sërë masash për të përmirësuar mjedisin dhe kushtet për zhvillimin e sektorit privat, rëndësia e të cilit u pa edhe më shumë gjatë pandemisë. Sektori privat i Kosovës nuk përmbush pritjet për sa i përket krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së produktivitetit. Ndër faktorët kufizues janë barra dhe pasiguria rreth kuadrit rregullativ, numri i lartë i kërkesave për licencim dhe inspektime biznesi, furnizimi jo i duhur me energji, dhe kuadri i paplotë ligjor për tregtinë elektronike, përfshirë këtu identifikimin elektronik.
Qëndrueshmëria dhe gjithëpërfshirja e rritjes ekonomike në Kosovë është gjithashtu e rrezikuar ndjeshëm nga sfidat urgjente mjedisore dhe ndryshimet klimatike. Kosova ka përjetuar thatësira dhe vërshime më të shpeshta dhe më të rënda. Prodhimi i energjisë, i varur shumë nga lëndët djegëse fosile, dhe menaxhimi jo i duhur i mbeturinave, kontribuojnë në ndotjen e madhe të ajrit dhe degradimin e mjedisit dhe ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve të vendit, duke rrezikuar perspektivën afatgjate të rritjes ekonomike të Kosovës. Për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për një tranzicion të gjelbër, DPF do të mbështesë gjithashtu reformat mjedisore në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë dhe menaxhimin e mbeturinave, thuhet më tej në komunikatë.
FPZH financohet me një kredi koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA) e Grupit të Bankës Botërore. Kredia ka një kohëzgjatje (maturim) prej 25 vitesh, me fillim të shtyrjes së pagesës (grace-periudhë) prej 5 vjetësh. Projekti do të koordinohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë "Dukagjini" në Prishtina Mall
Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia