LAJMI I FUNDIT:

Bamirës, filantrop dhe sportist i vërtetë: Fëmijëria e vështirë dhe thjeshtësia e pasanikut Michael Schumacher (Foto)

Bamirës, filantrop dhe sportist i vërtetë: Fëmijëria e vështirë dhe thjeshtësia e pasanikut Michael Schumacher (Foto)

Michael Schumacher është sportisti më i famshëm i “Formula 1”, i cili zhvilloi një pasion për sportin në një moshë shumë të re.

Megjithëse prindërit nuk kishin të ardhura të mëdha, ata bënë gjithçka që mundën për ta mbështetur financiarisht dhe emocionalisht.

Në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, djali i ri dëshmoi një talent të lindur për gara, duke konkurruar dhe fituar në shumë kampionate të vogla.

Në të 22-tat, ai kishte provuar veten tek ekipi garues i “Jordan Grand Prix”, ku për herë të parë doli në pistën e “Formula 1”.

Shtatë herë kampioni botëror bëri debutimin në Formula 1 në vitin 1991

Për gati 15 vjet, ngasësi kishte marrë pjesë në kampionate, duke gdhendur emrin e vetë me shkronjat e arta.  Ai kishte qenë pjesë e disa skuderive të mëdha si ‘Benetton Ford’, ‘Mercedes’ dhe ‘Ferrari’, ku pjesë e kësaj të fundit ishte për dhjetë vjet.

Ai ka fituar kampionatin e Formula 1 në shtatë raste, duke fituar pikët maksimale në pothuajse të gjitha garat e çdo sezoni.  Pas 15 vjet gara, ai u tërhoq për një periudhë para se të bënte një rikthim të shkurtër. Pas pensionimit të dytë, ai u zhvendos për të jetuar me familjen në Zvicër.

Transportimi i Schumacherit pas aksidentit të tmerrshëm gjatë vitit 2014

Kohët e fundit, ai pësoi një dëmtim të madh në kokë gjersa skijonte në alpet franceze, duke e paralizuar dhe i humbur kujtesën. Sipas njoftimeve, ai ka rifituar disa veti, por ende po shërohet.

Fëmijëria

Michael Schumacher është lindur më 3 janar 1969 në qytetin Hurth, North Rhine-Westphalia të Gjermanisë. Si një fëmijë, ai tregoi interes të madh për garat dhe prindërit e inkurajuan atë duke i ndërtuar një veturë. Të dy prindërit punuan më shumë në mënyrë që ta mbështesin djalin e tyre në përmbushjen e ëndrrës.

Schumi i shoqëruar nga i ati gjatë garave në Go-Kart

Në vitin 1982, shoferi i ri fitoi “Kampionatin Gjerman të Junior Go-Kart” dhe iu dha patentë shoferi në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, vitin e ardhshëm. Prej atëherë, ai fitoi disa kampionate të kartingut, ku financoi vetveten duke punuar si mekanik. Garuesi entuziast mori pjesë në Formula Konig dhe Formula Ford në vitin 1988, duke marrë disa fitore. Edhe vëllezërit e tij, Ralph dhe Sebastian gjithashtu ishin garues të “Formula 1”.

Jeta familjare, pasionet dhe trashëgimia

Sportisti i shquar u martua në gusht të vitit 1995 me Corinna Betsch – çifti ka vajzën Gina Marie dhe djalin, Mick.

Më 29 dhjetor 2013, gjermani pati një aksident të tmerrshëm së bashku me djalin Mick, në rajonin Combe de Saulire të Alpeve Franceze. Ai në kokë kishte një kapelë adekuate dhe ishte i përgatitur me të gjitha pajisjet, por ato nuk e ndihmuan që të pësonte një dëmtim serioz në kokë. Ai u vendos në gjendje koma nga mjekët, për t’ia lehtësuar dhembjen.

Mick Schumacher, Gina Marie Schumacher dhe bashkëshortja Corinna Betsch

Një vit më pas, ai u zgjua nga koma, duke arritur n% një gjendje relativisht të qëndrueshme. Ai u largua nga spitali i Grenobles dhe u pranua në spitalin Universitar në Zvicër. Aktualisht, ai është në shtëpi, duke u shëruar nga humbja e kujtesës dhe paraliza.

Garuesi i Formula 1 pëlqen kalërimin dhe futbollin, ku ndiqte rregullisht ndeshjet e futbollit të organizuara për bamirësi. Ai është një ndjekës i zjarrtë i ndeshjeve të luajtur nga ekipet e futbollit të Newcastle United dhe Koln.

Schumi i gatshëm kurdoherë për të luajtur futboll me karakter bamirës

Michael është i njohur edhe për kontributin në organizatat bamirëse si edukimin e fëmijëve dhe zhvillimin e zonave të prekura nga varfëria. Ai ka ndihmuar financiarisht “UNESCO” duke i dhuruar 1.5 milion euro gjersa kishte një pagë mesatare vjetore prej 50 milionë dollarëve dhe gjatë këtyre viteve pasuria ka arritur në 800 milionë dollarësh.

Në prill të vitit 2002, atij iu dha titulli “Kampion i UNESCO-s”, duke iu bashkangjitur në këtë formë futbollistit Pele, gjimnastit Sergej Bubka dhe tenistes Justine Henin.

Ai gjithashtu ka dhuruar shuma të mëdha parash për organizatat filantropike, përfshirë ‘Pallatin për të varfrit’ në Peru.

Edi, qeni që e ndiqte garuesin gjerman edhe në stërvitje dhe gara zyrtare

Schumacher u bë i famshëm edhe për dashurinë ndaj qenit të quajtur Ed. Ai në një rast këmbënguli që të ngiste një taksi me qëllim që ta merrte qenin në kohë për kthimin nga Gjermania në Zvicër. Ndërkohë bëri aksident dhe u bë lajm në mbarë botën, duke e bërë të famshëm Edin.

Aktualisht 48-vjeçari është duke e rimarr veten pas një aksidenti të tmerrshëm gjatë skijimit dhe pos informacioneve të kohë pas kohshme, nuk dihet shumë për gjendjen shëndetësore të gjermanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori