LAJMI I FUNDIT:

Ballkanit i bllokohet afati kalimtar, nga klubi thonë se problemi është zgjidhur

Ballkanit i bllokohet afati kalimtar, nga klubi thonë se problemi është zgjidhur
(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Ballkanit i është bllokuar afati kalimtar i janarit, ndërsa nga klubi kanë thënë se problemi është zgjidhur.

Gjatë ditë doli lajmi që Ballkani nuk ka të drejtë të transferojë këtë vit futbollistë, për shkak të një borxhi të prapambetur.


Këtë e ka pranuar edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili ka thënë se çështja është zgjidhur.

Kryetari i klubit, Arsim Kabashi me disa yje të skuadës

Kabashi ndër të tjera ka zbuluar edhe arsyen e bllokimit të transferimeve, ku sipas tij, deri te bllokimi erdhi për një transferimi që e kishin kryer në vitin 2019.

“Afati kalimtar na është bllokuar, por e kemi paguar dënimin. Nuk është bllokuar për shkak të portierit Rexhepi pasi ai ka qenë në prova. Jemi dënuar për shkak të një futbollisti (Demir) Avdic që ka qenë para dy viteve tek ne. Kemi bërë pagesën, ka qenë shumë e vogël, tashmë kemi hapur përsëri afatin kalimtar”, ka deklaruar Arsim Kabashi për Insportin.

Demir Avdic kur ishte prezantuar te Ballkani

Ballkani në vitin 2019 kishte prezantuar blerjen e Demir Avdic, sulmuesin nga Novi Pazari që më parë kishte luajtur te Trepça ’89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori