LAJMI I FUNDIT:

Ballkani me paraqitje të jashtëzakonshme ndaj kampionëve të Rumanisë, merr një pikë në ‘Fadil Vokrri’

Ballkani me paraqitje të jashtëzakonshme ndaj kampionëve të Rumanisë, merr një pikë në ‘Fadil Vokrri’
Festa e Ballkanit (Foto: Hilli Veliu)

Ballkani ka barazuar me Cluj me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Konferencës, duke bërë një paraqitje shumë të mirë ndaj kampionëve rumun.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku skuadra jonë ishte më e mirë në qarkullimin e topit, ndërsa mysafirët kishin rastet.


Ciprian Deac  kishte rast të mirë në minutën e 10-të, por Stivi Frashëri ishte në vend.

(Foto: Hilli Veliu)

Në minutën e 22-të sërish Cluj kishte rast të mirë me Roger, por ky i fundit nuk ishte i sakë.

Ballkani kishte rastin më të mirë në minutën e 31-të me Ermal Krasniqin, por gjuajta e tij u prit nga Simone Scuffet.

Edhe pjesa e dytë nisi me raste nga të dyja anët, pasi të dy skuadrat kishin nga një mundësi.

Por ishte Ballkani që shënoi. Armend Thaqi mori një top në zonë nga Albion Rrahmani dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Nga minuta  65-të, Ballkani ishte në epërsi ndaj Cluj.

Pas golit Ermal Krasniqi kishte dy raste të mira, por që nuk ishte i saktë.

(Foto: Hilli Veliu)

Në anën tjetër mysafirët tentonin me topa në zonë të bënin më shumë.

Pikërisht në kohën shtesë arritën të shënonin rumunët. Portieri Scuffet  dërgoi një top të gjatë në zonë, ku mbrojtja e Ballkanit u zu në gjumë, ndërsa Yuri Matias shënoi për 1-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe skuadrat u desh të pajtohen me barazimin, duke ndarë nga një pikë.

Barazim i madh për Ballkanin që tregoi se nuk është vetëm për shëtitje në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori