LAJMI I FUNDIT:

Ballkani njofton dy emërime të reja në klub – Nderim Nexhipi drejtor sportiv, Shyqyri Hoxha drejtor menaxhues

Ballkani njofton dy emërime të reja në klub – Nderim Nexhipi drejtor sportiv, Shyqyri Hoxha drejtor menaxhues

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar zyrtarisht disa prurje në klub, ku të dy vijnë në poste drejtuese.

Ballkani ka vazhduar me prurje të reja në klub, për t’u bërë gati sa më shpejt para nisjes së sezonit të ri, ku pritjet janë të larta.


Pas emërimit të Bekim Isufit si trajner i ri i ekipit, presidenti i klubit, Arsim Kabashi ka konfirmuar edhe dy emërime të reja.

Bëhet fjalë për një drejtor të ri menaxhues dhe një drejtor sportiv, ku dy emrat janë të njohur për sportin kosovar dhe shqiptar.

“Afaristi i mirënjohur suharekas Shyqyri Hoxha – Lindi, ka vendosur qe përvojën e tij të bërit biznes ta kultivojë dhe të instalojë në klubin tonë. Lindi dhe klubi janë dakorduar që së bashku duke gërshetuar ndërmarrësin dhe sportin të çojnë klubin në nivele të larta”.

“Gjithashtu duhet të cekim se Lindi me shumë shokë, vite me radhë e kanë mbajtur klubin. Lindi nga sot do të ushtroj detyrën e drejtorit menaxhues”.

“Në krahë të Lindit për çështje sportive do të jetë emri i njohur mbarë shqiptar si futbollist dhe punëtor sportiv nëpër shumë klube rajonale dhe Evropiane. Mirësevjen Nderim Nexhipi, në cilësi të Drejtorit Sportiv”, thuhet në njoftimin e Ballkanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori