LAJMI I FUNDIT:

Ballkani mposht me spektakël Larnen në kuadër të Ligës së Konferencës

Ballkani mposht me spektakël Larnen në kuadër të Ligës së Konferencës
Foto: ffk-kosova.com

Ballkani e ka fituar ndeshjen e parë kualifikuese për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës ndaj Larne me rezultat 3-0.

Fillimisht u njoftua se kapiteni Edvin Kuç nuk mund të paraqitet në këtë ndeshje për shkaqe shëndetësore, duke u zëvendësuar nga Almir Kryeziu – që doli të ishte një fat për ta.


Albion Rrahmani shënoi nga penalltia në minutën e 26-të për 1-0, duke u sjell më shumë komoditet bashkëlojtarëve të tij.

Ballkani i shënon dy gola Larnes për shtatë minuta
Lexo po ashtu Ballkani i shënon dy gola Larnes për shtatë minuta

Por, për t’i bërë gjërat edhe më mirë, Almir Kryeziu (33’), shënoi për 2-0, për t’i elektrizuar tifozët e skuadrës nga Suhareka.

Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, derisa në 45 minutat e dytë – skuadra kosovare vazhdoi me po të njëjtën tempo të lartë.

Nuk po ndalet Ballkani - shënon edhe të tretin
Lexo po ashtu Nuk po ndalet Ballkani - shënon edhe të tretin

Ishte minuta e 67-të e takimit kur Nazmi Gripshi shënoi për 3-0, për të vulosur fitoren bindëse të skuadrës së tij.

Ballkani do të shpresojë që edhe në ndeshjen si mysafir të ketë një paraqitje të tillë dhe të kalojë në rrethin tjetër kualifikues.

Nëse skuadra kosovare e kalon Larne në ndeshjet e dytë që zhvillohet pas një jave, atëherë në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës do të takohet me Lincoln Red Imps. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori