LAJMI I FUNDIT:

Xhafer Tahiri e Bali Muharremaj nuk marrin pjesë në takimin e ftuar nga Kurti

Xhafer Tahiri e Bali Muharremaj nuk marrin pjesë në takimin e ftuar nga Kurti

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë për KosovaPress se pas vendimit të marrë nga bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës nuk do të shkojë në takimin e ftuar nga Kurti.


“Unë fillimisht e kam konfirmuar pjesëmarrjen, por pas vendimit të bordit të AKK, unë nuk do të marrë pjesë në këtë takim”, ka thënë Muharremaj.

Edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e thënë se nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim.

Ai është pyetur nëse njëjtë do të veprojnë edhe bashkëpartiakët e tij.

“Ky nuk është vendim partiak, është vendim i bordit të AKK-së. Unë nuk do të marrë pjesë në këtë takim”, ka deklaruar Tahiri.

Ndryshe, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të mos marrin pjesë në takimin urgjent të ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori