LAJMI I FUNDIT:

Balena 25 tonëshe shpëton zhytësit nga peshkaqeni 5 metra, i “strehon” prapa bishtit (Video)

Balena 25 tonëshe shpëton zhytësit nga peshkaqeni 5 metra, i “strehon” prapa bishtit (Video)

Një video e pazakontë që po qarkullon në internet, shfaq një balenë gjigante e cila me trupin e saj mbron dhe fsheh biologët e marinës që ishin zhytur dhe rrezikoheshin nga peshkaqeni që u ishte afruar shumë.  Videoja është filmuar në ujërat e ishujve Cook.

Nan Hauser, 63-vjeçe, ka deklaruar se balena e kishte mbrojtur atë dhe ekipin e saj nga peshkaqeni pesë metra që sillej rreth tyre, duke i fshehur prapa bishtit gjigant, transmeton Telegrafi.

Më pas balena i kishte shtyrë me gojë dhe kokë sa më larg peshkaqenit. Kjo balenë peshon 25 tonë dhe është e gjatë 14 metra, kurse siç shihet në video në një moment e fsheh prapa bishtit biologen dhe për pak sekonda e nxjerr nga uji.

Nan ka deklaruar se ky incident kishte ndodhur në tetor të vitit të kaluar dhe është dëshmi sesi balena bën të pamundurën për t’i shpëtuar qeniet tjera, përfshirë edhe njerëzit, vetëm se deri më tani nuk është dokumentuar me ndonjë video.

Ajo madje e ka krahasuar balenën me zjarrfikësin që është i gatshëm të futet në zjarr për të shpëtuar jetën e një të panjohuri. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Fun
Ajo se çfarë propozoi ky butik kroat për nuset e ardhshme, ka bërë të gjithë të qeshin

Ajo se çfarë propozoi ky butik kroat për nuset e ardhshme, ka bërë të gjithë të qeshin

Fun
Një grua viziton në spital mikeshën pas lindjes - reagimi i saj do t'ju shkrijë zemrën

Një grua viziton në spital mikeshën pas lindjes - reagimi i saj do t'ju shkrijë zemrën

Fun
Momenti kur një lojtare golfi vret një zog me goditjen e saj

Momenti kur një lojtare golfi vret një zog me goditjen e saj

Fun
I mashtroi të gjithë me ngjashmërinë e tij me garuesin e famshëm të Formula 1, burri hyn në eventin e madh Miami Grand Prix

I mashtroi të gjithë me ngjashmërinë e tij me garuesin e famshëm të Formula 1, burri hyn në eventin e madh Miami Grand Prix

Fun
Foto të çuditshme dasmash për të cilat është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për t’i përshkruar

Foto të çuditshme dasmash për të cilat është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për t’i përshkruar

Fun
Kalo në kategori