LAJMI I FUNDIT:

Balaj ëndërron të luaj në kampionatin botëror

Balaj ëndërron të luaj në kampionatin botëror

Pas pjesëmarrjes historike të Shqipërisë në Euro 2016 që u zhvillua në Francë, Bekim Balaj ka edhe një tjetër dëshirë.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi shpreson që të luajë edhe në Botërorin 2018, që do të zhvillohet në Rusi. Këtë gjë Balaj e ka pohuar në një prononcim për faqen zyrtare të Terek Groznit, ku është shprehur:


“Shpresoj shumë që mua dhe Roshit të na jepet mundësia të luajmë në Kupën e Botës në Rusi me Kombëtaren shqiptare, pavarësisht se prej ecurisë së fundit dhe pozitave në kualifikuese kjo duket e vështirë”.

“Megjithatë, nëse do të arrijmë të kualifikohemi në Botërorin 2018, nuk ka asnjë dyshim që unë dhe Roshi do të ndihemi si në shtëpi. Kemi vizituar shumë qytete ruse dhe do të vizitojmë disa të tjera. Njerëzit na njohin dhe pjesëmarrja në turne do të ishte mjaft emocionuese.”

Ndërkohë në fjalën e tij, “bomberi” shkodran foli edhe për pritshmëritë që ka në pjesën e dytë të sezonit me Terekun:

“Prej momentit kur u transferova në Rusi e kisha të qartë se do të luaja në një ligë të nivelit më të lart se në Kroaci. Kërkoja të testoja veten në Premier Ligën ruse dhe dëshiroja të bëhesha pjesë e Terek Groznit”.

“Fillimi nuk ishte i lehtë dhe m’u nevojit pak kohë për t’u përshtatur, por hap pas hapi arrita të shënoja gola dhe ta ndihmoja skuadrën. Jam i motivuar dhe punoj çdo ditë për të bërë hapa përpara, si në aspektin personal, ashtu edhe si skuadër. Mungesa e golave në miqësore nuk më shqetëson, pasi e rëndësishme është të punojmë si skuadër, pavarësisht asaj që ndodh në nivelin individual. Unë do të vazhdoj në të njëjtën mënyrë edhe në pjesën e dytë të sezonit dhe do të përpiqem të shënoj sa më tepër.”

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori