LAJMI I FUNDIT:

Bakoyannis: Vendin fqinjë do ta quajmë Maqedonia e Veriut, por jo edhe maqedonase

Bakoyannis: Vendin fqinjë do ta quajmë Maqedonia e Veriut, por jo edhe maqedonase

Ish-shefja e diplomacisë greke, tani deputete e Demokracisë së Re, Dora Bakoyannis, në një intervistë për radion greke “News247” tha se vendi ynë do të përdorë emrin e ri Maqedonia e Veriut, por nuk do të mund të thuhet një kryeministër maqedonas ose një ministër maqedonas, njofton AIM nga Athina.

“Kuptohet se do ta quaj Maqedonia e Veriut, siç e quajmë çdo vend me emrin e saj. Gjithmonë e kam quajtur vendin fqinj ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila ishte emri i saj zyrtar. Tani që emri i saj zyrtar është Maqedonia e Veriut, unë do ta quaj Maqedonia e Veriut. Ajo që nuk do të mund të bëj është të them kryeministër maqedonas. Kryeministri i ardhshëm ose Zaev do ta thërrasim kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Nuk do të them kryeministri maqedonas dhe ministri maqedonas. Nuk do të them, sepse mendoj se ky është gabimi themelor dhe shumë i madh i kësaj marrëveshjeje”, tha Bakoyannis.


Ajo gjithashtu tha se “mosmarrëveshja jonë me marrëveshjen e Prespës është thellësisht politike dhe thelbësore, sepse ajo që themi ne është për afat të gjatë, për shkak se çështja e identitetit, domethënë irredentizmit nuk zgjidhet, do të ketë probleme edhe në brendësi të Maqedonisë së Veriut dhe jashtë saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori