LAJMI I FUNDIT:

Bajrami viziton SBASHK-un, shprehet gatishmëri për angazhime të përbashkëta në arsim

Bajrami viziton SBASHK-un, shprehet gatishmëri për angazhime të përbashkëta në arsim

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku nga drejtues të kësaj sindikate është informuar për sfidat dhe angazhimet aktuale në shërbim të arsimit, përmirësimit të kushteve të punës në institucionet arsimit dhe ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka kërkuar që të punohet lidhur me çështjen e punëtorëve të arsimit me Bachelor 3-vjeçar, e që janë në sistemin arsimor, në mënyrë që të gjendet zgjidhje e pranuar për ta.


Në këtë takim, përfaqësuesit e SBASHK-ut ka thënë se kjo sindikatë gjithmonë është angazhuar që çështjet të zgjidhen me dialog, por kur pala tjetër nuk ka reflektuar atëherë kanë ndodhur edhe grevat, të cilat u tha se nuk kanë qenë dhe nuk janë dëshirë e SBASHK-ut, por veprohet duke respektuar zërin e të punësuarve në arsim.

Po ashtu, është kërkuar që të ketë takime të përbashkëta të MASHT-it, DKA- ve dhe SBASHK-ut për të debatuar për të gjithë çështjet në arsim dhe për të bërë angazhime të përbashkëta për tejkalimin e problemeve  dhe sfidave.

Ministrja Bajrami shprehu gatishmëri për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit, duke thënë se të gjitha çështjet e lidhura me arsimin në Kosovë do të diskutohen dhe do të ketë angazhime për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit, por edhe për shtim të angazhimeve me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe përmirësimit të kushteve të punës në shkolla.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori