LAJMI I FUNDIT:

Bajrami për Qeverinë Kurti: Mirëqenia e njerëzve sot është minimum 23 për qind më e ulët se sa tri vitet e kaluar

Bajrami për Qeverinë Kurti: Mirëqenia e njerëzve sot është minimum 23 për qind më e ulët se sa tri vitet e kaluar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka folur rreth dështimeve të Qeverisë në fushë e ekonomisë.

Bajrami ka thënë se mirëqenia e njerëzve është e ulët krahasuar me vitet e kaluara.


“Në aspektin ekonomik kemi pasur inflacion galopant do të thotë inflacioni nëse e masim gjatë tri viteve të fundit, ma qenë indeksi i harmonizuar i çmimeve 23%, që është rritja mesatare e të gjitha çmimeve ndërkohë që shporta e konsumatorit është rritë për 50%”.

“Nuk kemi pasur rritje të pagave në sektorin publik, gjë që e ka pamundësu edhe rritjen e pagave në sektorin privat sepse gjithmonë saherë kemi pasë rritje të pagave në sektorin publik, ka qenë një llojë promotori mandej e ka përcjellë edhe me rritje të pagave në sektorin privat. Kështu që mund të themi se mirëqenja e njerëzve sot është minimumi për 23% më e ulët në krahasim me tri vitet e kaluara. Kemi pasur ngritje të çmimit të energjisë elektrike, kemi pasur të hyra më të mëdha të buxhetit për shkak të inflacionit’’, deklaroi Bajrami në ATV.

Tutje ajo tha se sektori i shëndetësisë dhe arsimit, qëndrojnë shumë keq.