LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Pas vjedhjes së 2 milionëve, kam menduar dorëheqjen

Bajrami: Pas vjedhjes së 2 milionëve, kam menduar dorëheqjen

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se ka menduar të jap dorëheqje në momentin që e ka marrë lajmin për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës.

Bajrami thotë se personat e përfshirë nuk janë politik dhe është bërë nga zyrtarët e Thesarit.


“Është me të vërtet rast që më ka tronditur. Po flas personalisht për vete. Ndihemi të rrënuar dhe tradhtuar. Është cenim i financave të shtetit. Është skandalozë, por është shkaktuar jo nga persona politik, nuk ka lidhje me politik. Është bërë nga zyrtarë të Thesarit të cilët që 11 vjet punojnë aty. Më ka shkuar mendja që në momentin e parë të jap dorëheqje, por kam menduar dorëheqje do u shërbente kriminelëve të cilat shfrytëzuar boshllëkun në ministri. Ka pasur raste të shumta në Kosovë kur janë zhdukur të gjitha provat. Pas konsultimit me kolegët kam vendosur që të luftojmë krimin deri në fund“, ka thënë ajo.

Ajo tha se për gjithçka u informua 10 ditë pas ndodhisë.

“Unë saktë e kam marrë vesh me datën 20. zëvendësdrejtoresha e Thesarit ka ardhur dhe më ka lajmëruar. Unë ishte e zënë në një takim virtual’, thotë Bajrami në emisionin në T7.

“Gjëja e parë që kam thënë është që lajmëroni policinë e AKI-në. Të gjitha njësitet janë lajmëruar”, shpjegoi ajo.

Ministrja ka treguar edhe për informimin e kryeministrit Avdullah Hoti për rastin.

“E kam lajmëruar kryeministrin Hoti dhe ai u shqetësua shumë’, shtoi ajo, duke treguar se kryeministri ia bëri me dije se i dinte kompetencat e saj dhe që asaj i raporton shefi i Thesarit.

Bajrami thotë se këtë punë ua ka lënë në dorë organeve hetuese.

“Besoj në organet e drejtësisë. Nuk ka informatë që ju mungon organeve të drejtësisë’, tha Bajrami.