LAJMI I FUNDIT:

Bajraktari: Tërheqja e akreditimit për disa programe u bë pa vlerësim nga ekspertët ndërkombëtarë (Video)

Bajraktari: Tërheqja e akreditimit për disa programe u bë pa vlerësim nga ekspertët ndërkombëtarë (Video)

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari ka thënë se tërheqja e akreditimit për disa programe është bërë pa vlerësim nga ekspertët ndërkombëtarë.

“Nuk është respektuar udhëzimi administrativ mbi akreditimin e programeve të studimit. Pra ka tërheqje të programeve që kanë pasur akreditim deri në vitin 2020, 2021, 2022 dhe 2023”, tha Bajraktari, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu, në RTV Dukagjini.


Ai ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim nuk ka bërë monitorimin e programeve që kanë aplikuar për akreditim ashtu siç e parasheh udhëzimi administrativ.

“Këta e kanë obligim monitorimin dhe kontrollin e cilësisë me paralajmërim. Këtë monitorim e bëjnë ekspertët ndërkombëtarë. Kjo bëhet dy herë në vit dhe këta (AKA) nuk kanë ardhur asnjëherë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka thënë se është absurde që AKA në fillim ka kërkuar që për një program, institucioni arsimor të ketë tre doktorë, ndërsa më vonë ndryshohet udhëzimi dhe kërkohen që doktorët të jenë të fushave përkatëse.

“Në universitetet publike nuk mund të bëhen këto ndryshime aq shpejt”, tha ndër të tjera Bajraktari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori