LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci i drejtohet Hotit: Jep dorëheqje, shefi yt Haki Rugova nuk guxon të dalë të blejë as bukë

Bajqinovci i drejtohet Hotit: Jep dorëheqje, shefi yt Haki Rugova nuk guxon të dalë të blejë as bukë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti që të jap dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Bajqinovci në fjalimin e tij në Kuvend ka kritikuar po ashtu kryetarin e LDK-së, Isa Musafa për deklaratën që ka bërë pas arrestimit të kryetarit të Istogut, Haki Rugova, transmeton Telegrafi.


“LDK kërkon që ky rast të shkon në Prokurori Speciale, pasi që ish-këshilltari i ministres së LDK-së, sot e udhëheq atë prokurori”, tha ai.

Më tej ai ka thënë se sistemi i drejtësisë nuk guxon të hetojë asnjë anëtar të LDK-së, për ndonjë vepër penale dhe korruptive.

“Kështu nuk mund të funksionojë sistemi i së drejtës. Ky sistem është sistem i Isa Mustafës dhe është i vjetër aq sa është ai. Është i rrezikshëm aq shumë. Pensionistët e LDK-së, këta që po arrestohen janë pjesa më e errët e LDK-së. Janë pjesë e krimit korrupsionit dhe rrjeteve kriminale prandaj LDK ngadalë po zhbëhet.

Shefi yt nuk guxon të blejë as bukë, në sajë të tij ke zënë vendin e kryeministrit. Ai nuk mundet të u shërbejë as qytetarëve. Të gjithë do të përfundoni në prokurori, jeni të tillë dhe nuk mund ti ikni kësaj. Jeni kukull që nuk ju pyet askush, jep dorëheqje dhe eja të shkojmë në zgjedhje”./Telegrafi/