Baily takohet me kryetarin Ivanov, flasin për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në “Vilën Biljana” në Ohër e priti ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jess Baily, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takimin, siç kumtoi kabineti i Ivanovit, është biseduar për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për gjendjen lidhur me perspektivën evropiane dhe euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë, si dhe në përgjithësi për gjendjen në rajonin e Evropës Juglindore.
Presidenti Ivanov ka theksuar se është e domosdoshme të krijohet nxitje e re dhe impuls shtesë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, duke theksuar se realizimi i integrimit tonë euro-atlantik do të kontribuojë për paqe afatgjatë, siguri dhe prosperitet të tërë rajonit.
Të dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, përmes realizimit të stërvitjeve të përbashkëta për pjesëtarët e ARM-së dhe ushtrisë së SHBA-së, njofton AIM.
Në këtë kontekst, ishte përshëndetur pjesëmarrja e Armatës së Republikës së Maqedonisë në stërvitjet multinacionale “Saber Gardian 2017”, ndërsa janë këmbyer mendime dhe informacione edhe për stërvitjen e ardhshme të ARM-së në Evropë, “Dragon Rajd” që do të mbahet nga data 28 e deri më 8 gusht, në poligonin ushtarak Krivollak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251