LAJMI I FUNDIT:

Baily: Partitë të bashkëpunojnë për të mirën e përgjithshme

Baily: Partitë të bashkëpunojnë për të mirën e përgjithshme

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily në festën e Pavarësisë së SHBA-ve që u mbajt në ambientet e Ambasadës në Shkup ju është drejtuar të gjithë partive pjesmarrëse në festë duke ju thënë se pret bashkëpunim i cili do të reflektohet edhe në shoqëri, për të mirën e qytetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Kjo është koha e duhur që të ndërtohet një urë lidhëse dhe bashkëpunimi mes partive dhe shoqërive për të arritur një qëllim të përbashkët-siguria e vendit. Kjo është koha e duhur për të komunikuar me fqinjët dhe koha kur duhet kaluar pengesat dhe dallimet, për të forcuar bashkëpunimin. Ndonjëherë edhe merreni tekstualisht, ju duhet të ndërtoni ura komunikimi dhe lidhëse mes popujve.” tha mes tjerash Baily. /Telegrafi/