LAJMI I FUNDIT:

Baily: Jemi duke punuar që Maqedoninë ta shohim në NATO!

Baily: Jemi duke punuar që Maqedoninë ta shohim në NATO!

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily sot gjatë ushtrimeve të përbashkëta të ushtrisë amerikane me ushtarët e Maqedonisë, e ka përsëritur qëndrimin se SHBA-ve se duan që Maqedonia të jetë pjesë e forcave të NATO-s, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Ushtrimet e përbashkëta të ushtarëve tanë me të Maqedonisë sjellin shumë përfitime për të dyja palët por më shumë ndikojnë në ngjizjen e raporteve mes dy subjekteve. Ushtrimet e përbashkëta na japin garanca për komunikim dhe funksionim më të mirë.” tha mes tjerash Baily.


Ai potencoi se rreth 600 ushtarë të Maqedonisë, çdo vit përgatiten krahas ushtarëve amerikanë në misionet paqëruajtëse.

”Punojmë që të ju shohim në NATO sa më shpejtë.” tha në fund Baily. /Telegrafi/