LAJMI I FUNDIT:

Baily: Ivanovi ta rishqyrtojë vendimin e tij

Baily: Ivanovi ta rishqyrtojë vendimin e tij

Ambasadori amerikan, Jess Baily ka filluar takime me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar dhe me ambasadorët e vendeve tjera anëtare të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, Baily i bëri thirrje Ivanovit që ta rishqyrtojë vendimin e tij për mosdhënien e mandatit te opozita, njiherit u ka bërë thirrje edhe vendeve fqinje që të përmbahen dhe të jenë konstruktive ndaj Maqedonisë.


”Si partner strategjik i Maqedonisë dhe mik, me respektin më të madh nadj sovranitetit dhe bashkimit maqedonas, e thërrasim ambasadorin Ivanov përsëri ta shqyrtojë këtë vendim. Njëkohësisht i thërrasim fqinjët e Maqedonisë që të tregojnë përmbajtje dhe të jenë konstruktiv në këto momente të ndjeshme për vendin”, deklaroi Baily./Telegrafi/