LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Vetëm fitorja e Albin Kurtit e dërgon PDK-në në opozitë

Bahtiri: Vetëm fitorja e Albin Kurtit e dërgon PDK-në në opozitë

Lideri i VV-së, sëbashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili ka aderuar sëfundi në këtë parti, ka takuar banorë të Shalës së Bajgorës.

Këtë e ka bërë të ditur Bahtiri nëpërmjet rrjetit social Facebook.


“Së bashku me Kryeministrin në ardhje Albin Kurti sot bashkëbiseduam me shumë banorë të Shalës së Bajgorës dhe të Mitrovicës në përgjithësi. Shaljanët i dhanë përkrahje të madhe njeriut që asnjëherë nuk ka bërë kompromise me fatin e Kosovës. Nga Mitrovica kanë nisur gjithmonë ndryshimet, duke filluar nga minatorët dhe shumë procese të rëndësishme, e deri te ndryshimi që bëra me ardhjen time në krye të komunës”, ka shkruar Bahtiri, njofton Telegrafi.

Ai ka thënë se Albin Kurti është i vetmi lider që me fitoren e tij e dërgon PDK-në në opozitë.

“Para shaljanëve potencova faktin se Albin Kurti është i vetmi lider që me fitoren e tij e dërgon PDK-në në opozitë, në të kundërtën fitorja e secilës parti tjetër, përveç VV-së, do të thotë zgjatje e mandatit për PDK-në dhe vazhdim i kapjes së shtetit në të gjitha segmentet e tij. Falënderoj shaljanët për përkrahjen e madhe që i dhanë liderit tonë dhe Kryeministrit të ardhshëm të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Fitorja e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes është e sigurt, ku qytetarët tashmë kanë vendosur ta përkrahin masovikisht dhe fitoren ta bëjnë sa më madhështore”.

“Mitrovica më 2013 dhe 2017 më ka dhënë besimin, ku më pas kam bashkëpunuar në periudha të caktuara me gjitha partitë, por që vetëm me PDK-në asnjëherë, duke e lënë kështu në opozitë, njëjtë siç do ta lë edhe Kryeministri Kurti në nivel qendror”, ka shkruar Bahtiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori