LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Do ta zbukurojmë sheshin për festën e Vitit të Ri

Bahtiri: Do ta zbukurojmë sheshin për festën e Vitit të Ri

Sheshi i Mitrovicës do të zbukurohet për festat e fundvitit.

Kështu ka bërë të ditur i pari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.


Ai ka thënë se deri te vendimi për zbukurimin e sheshit ka ardhur pas gatishmërisë së bizneseve për të kontribuar.

“Duke i pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festën e Vitit të ri dhe gatishmërinë e bizneseve për të kontribuar në këtë proces, ju njoftoj se kam marrë vendim që qyteti të zbukurohet për fundvit”, ka shkruar Bahtiri.

Bahtiri theksoi se shkak i pandemisë COVID-19 dhe nevojave për menaxhimin me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e sheshit.

Ai thotë se zbukurimi i sheshit do të pagihet nga disa biznismenë.

“Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë dhe nevojave për menaxhimin e saj me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e qytetit. Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale”, ka shkruar ai.