LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Nuk do të ketë bisedime me Listën Serbe por me serbët lokalë

Bahtiri: Nuk do të ketë bisedime me Listën Serbe por me serbët lokalë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka komentuar zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Bahtiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk mund t’ia merr meritat e fitores Albin Kurtit për rezultatin e Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Ai ka thënë se nuk ka dhënë kontribut për Vetëvendosjen vetëm në Mitrovicë por edhe në qytete tjera si Podujeve, Skenderaj apo Vushtrri.

I pari i Mitrovicës ka thënë se Albin Kurti e ka kohën të tregoj se kush është, përcjell Telegrafi.

Bahtiri ka thënë se janë të vetëdijshëm se pritjet e qytetarëve me fitoren e Vetëvendosjes janë 100%.

“Partitë tjera po të kishin fituar, sukseset e tyre në masën 5% do të ishin vërejtur por me fitoren e Vetëvendosjes pritjet janë të mëdha deri në masën 100%”.

Kryetari i Mitrovicës ka thënë  se Vetëvendosje do të jetë funksionale 100% në raport me luftimin e korrupsionit.

Duke folur për formimin e qeverisë, Bahtiri ka thënë se nuk do të ketë bisedime në këtë drejtim me Listën Serbe por me serbët lokalë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori