LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Nëse preket Mitrovica do të ketë luftë

Bahtiri: Nëse preket Mitrovica do të ketë luftë

Kryetari i  Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në tubimin përkujtimor në 19-vjetorin e masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, ka thënë se nëse preket qyteti i Mitrovicës do të ketë luftë.

Bahtiri ka thënë se plani i Serbisë parasheh ndarjen e këtij qyteti përmes lumit Ibër.


“Plani i Serbisë është ndarja e Kosovës përmes lumit Ibër… Nëse preket Mitrovica do të bëhet luftë që s’është parë asnjëherë deri tani… Mitrovica nuk guxon me u prek. Do të flasin vetë qytetarët dhe Mitrovica do të jetë epiqendër e fuqishme e revolucionit. Këtë le ta dinë të gjithë”, tha Bahtiri, pas tryezës kushtuar 19- vjetorit të masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, e cila ka ndodhur në veri të Mitrovicës, kur humbën jetën 10 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë.

Në këtë akademi përkujtimore kanë marrë pjesë edhe të mbijetuarit e masakrës.

Ndërsa shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo masakër ka qenë e organizuar drejtpërdrejt nga shteti serb, duke shtuar se është fatkeqësi e madhe që këto krime nuk janë trajtuar ende.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori