Kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se largimi i barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” që është vendosur mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, do të përfundojë në fund të qershorit.
Bahtiri ka deklaruar se revitalizimi i urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës, deri më tash ka mbetur peng i mosarritjes së një marrëveshjeje për shënimin e vijës së kufirit administrativ ndërmjet dy komunave, Mitrovicës jugore dhe asaj veriore.
“Unë kam qenë në negociata për këtë çështje në bisedimet në Bruksel dhe ne kemi marrë një vendim dhe kemi nënshkruar marrëveshjen që është fundi i qershorit për largimin e barrikadës, ne duhet të presim zbatimin e marrëveshjes nga BE-ja”.
“Problemi për këto vonesa ka të bëjë me shënjimin e pikave kufitare, të cilat ende nuk janë definuar nga pala serbe, ndërkaq nga ana jonë (shqiptare), janë definuar. Unë kam kërkuar që të kryhet kjo sa më shpejt”, ka thënë Bahtiri.
Kontesti që frenon shënimin e vijës së kufirit administrativ ndërmjet dy komunave, Mitrovicës së jugut dhe asaj të veriut, qëndron te fakti nëse fshati Suhodoll i takon komunës jugore apo asaj veriore.
Kryetari Bahtiri ka theksuar se projekti për revitalizimin e urës mbi Ibër është përgatitur, si dhe është përzgjedhur edhe kompania që do ta realizojë këtë projekt.
Deklaratat e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, për largimin e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes”, vijnë pas një aksioni protestues për heqjen e barrikadës në veri të Mitrovicës dhe, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre.
Iniciativa Qytetare për Veprim organizatore e këtij aksioni përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se aksioni ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare për angazhim në zgjidhjen e problemeve politike, ekonomike dhesociale.
“Duke parë agresionin politik që shteti i Serbisë po ndërmerr në veri të Kosovës, duke kolonizuar në tërësi pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe mosveprimin e Qeverisë së Kosovës, besojmë që me angazhim dhe presion qytetar do ta detyrojmë BE-në dhe Qeverinë e Kosovës që t’i ndalin planet hegjemoniste të Serbisë për shkatërrimin e Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim për media të kësaj Iniciative.
Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është regjistruar ndonjë incident.
“Protesta ka qenë në jug të Mitrovicës, ne në veri nuk kemi të regjistruar ndonjë incident. Kemi qenë në kontakt me kolegët tanë nga drejtoria rajonale e jugut, të cilët e kanë përcjellë për së afërmi këtë protestë dhe në bazë të informatave që ne i kemi, protesta ka kaluar e qetë”, ka bërë të ditur Hoti.
Ndryshe, “Parku i paqes” i vendosur në urën qendrore në Mitrovicë, jo rrallë ishte bërë shkak i tensioneve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të Mitrovicës. Tensionet u ulën pas fillimit të bisedimeve në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes”, ishte vendosur më 18 qershor të vitit 2014, vetëm disa orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme me rërë dhe gurë, nga ana e autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet
Varhelyi ia përmend Vuçiqit rezolutën për gjenocid në Srebrenicë: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kyçe për në BE
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron