LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: LVV nuk më mbështeti sa duhet në garën për Mitrovicën

Bahtiri: LVV nuk më mbështeti sa duhet në garën për Mitrovicën

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri thotë se LVV nuk e ka mbështetur aq sa duhet në garën për Mitrovicë. Ai ka fajësuar mediat, koalicionet e fshehta kundër tij

“Po të më mbështeste sa duhet Lëvizja Vetëvendosje, unë sot do të isha kryetar i Mitrovicës”.

Bahtiri në RTV Dukagjini thotë se edhe në vitin 2017 kur ai i kishte propozuar LVV-së koalicion Kurti e kishte refuzuar.

“Kurti refuzoi që në vitin 2017 të isha kandidat i përbashkët për kryetar të Mitrovicës. Ai nuk pranoi por LVV doli e katërta në ato zgjedhje. E vërtet është që më pas në balotazh më mbështetën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Bahtiri thotë se tre faktorë ishin që ai humbi garën në Mitrovicë.

“Mediat ishin faktori i parë që unë humba zgjedhjet më Mitrovicë. Faktori i dytë ishte koalicioni parazgjedhor që kishte bërë kryetari i tanishëm i Mitrovicës. Faktori i tretë ishin një grup brenda LVV-së që kishin thyrje të brendshëm brenda partisë. Ishin disa njerëz që më rrethonin që njerëz tjerë të LVV-së nuk i kanë dashur”.

“Disa njerëz brenda LVV-së që kanë disa poste në parti nuk kanë dashur që unë të jemi kryetar dhe nuk më kanë mbështetur. Ndoshta më kanë mbështetur formalisht por jo realisht. Albin Kurti, Glauk Konjufca kanë dashur 100% që unë të jem kryetar. Nuk mund të them që ka dashur edhe Armend Muja dhe deputetja e Mitrovicës nga LVV (Arjeta Fejza).

Ish-kryetari i Mitrovicës thotë se do t’i qëndrojë deri në fund Albin Kurtit./Telegrafi/