LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri dënon ngjarjen në veri, S’duhet lejuar fuqizimi i grupeve të armatosura

Bahtiri dënon ngjarjen në veri, S’duhet lejuar fuqizimi i grupeve të armatosura

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur sot në pjesën veriore të vendit, përkatësisht në Zubin Potok ndaj grupit të aplinistëve “Kosova Mountain Club”.

Bahtiri iu ka bërë thirrje organeve të sigurisë dhe drejtësisë që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të zbardhet ky rast dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.


Kreu i Mitrovicës ka thënë se nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që grupet kriminale në asnjë vend e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës të fuqizohen sipas tij sikurse vite më parë.

“E dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve “Kosova Mountain Club” në bjeshkët afër Zubin Potokut.

Me këtë rast iu bëjë apel organeve të sigurisë dhe drejtësisë që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, që të zbardhet ky rast kriminal dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.
Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që grupet kriminale në asnjë vend, e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, të fuqizohen sikurse vite më parë. Të gjithë së bashku dhe secili veç e veç, duhet të kontribuojmë çdo ditë që gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike apo fetare, të jetojnë të qetë në shtetin e tyre”, ka shkruar  Bahtiri në  Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori