LAJMI I FUNDIT:

Bageri, Bogdani dhe Agolli mund të mos jenë gati

Bageri, Bogdani dhe Agolli mund të mos jenë gati

Jo vetëm që për tre përmendoret e personaliteteve shqiptare – Josif Bageri, Nexhat Agolli dhe Pjetër Bogdani nuk dihet nëse do të vendosen në qendër të Shkupit, apo se ku gjenden për momentin, por ekziston mundësia që edhe të mos jenë derdhur ende në bronz.

Supozimi është ngritur nga kreu i Komunës Qendër, Andrea Zhernovski, i cili pohon se nuk ka asnjë lloj dijenie për këtë procedurë, sesi mund të transportohen, apo edhe nëse janë përfunduar si përmendore. Sa i takon realizimit të tyre, nuk ka asnjë lloj informacioni. As në Bashkimin Demokratik për Integrim nuk kanë ndonjë të dhënë, qoftë lidhur me derdhjen e tyre apo edhe me vendndodhjen – edhe pse në kontinuitet ka pasur spekulime se përmendoret ishin derdhur në një fonderi në Beograd, në Firence, apo në Shkup. Kreu i Komunës Qendër, Zhernovski ka bërë me dije se sipas një vendimi të dy ditëve më parë, komuna heq dorë nga mirëmbajtja, mbrojtja dhe shfrytëzimi i përmendoreve që gjenden në territorin e saj, duke ia deleguar këtë të drejtë Qytetit të Shkupit konform Ligjit për mbrojtjen e monumenteve përkujtimore.


“Këto tre përmendoret shqiptare janë lënë me qëllim dhe nuk janë vendosur, në mënyrë që të ketë pasoja në raportet ndëretnike. E përsëris se nuk do të bie në kurthin e këtij provokimi që na është bërë. Komuna Qendër i trajton të gjitha përmendoret e ‘Shkupit 2014’ njëlloj, s’ka asnjë prej tyre që të jetë më pak ose më shumë i preferuar, madje unë personalisht jam kundër të gjithëve. Sa i takon tre përmendoreve, për momentin mund të them se çfarë po ndodh me to, nuk e di nëse janë derdhur apo jo në bronz, ku gjenden e të tjera. Megjithatë, problemi është në faktin se ato janë lënë qëllimisht, me tendencën për të hyrë në çdo sferë tjetër, përveç asaj të vendosjes së përmendoreve dhe kjo nuk është korrekte. Kjo procedurë e vendosjes së tyre duhet të përfundojë ashtu edhe siç ka nisur nga ana e Qeverisë dhe të gjitha përmendoret ia lëmë në mbrojtje Qytetit të Shkupit”, ka thënë Zhernovski.

I pyetur nga gazeta KOHA, kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti thotë se nuk ka dijeni lidhur me tre përmendoret, as nëse janë përfunduar, apo ku janë magazinuar, njofton Koha.

“Nuk kemi asnjë lloj informacioni. Ndoshta në ekzekutiv mund të disponojnë me më shumë të dhëna”, thotë Mexhiti.

Ndërsa një ditë më parë, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi deklaroi se vendosja e tre përmendoreve nuk do të jetë pjesë e Programit elektoral të BDI, pasi do të bëhet përpara fillimit të zgjedhjeve. Pak kohë më parë, edhe zëdhënësi i BDIsë, Bujar Osmani, pati deklaruar se nuk di asgjë të saktë, ndërsa nga Komuna Qendër vazhdimisht kanë marrë informacione nga më të ndryshmet, por jo të vërteta. Vetëm tre përmendoret shqiptare janë në listën e pritjes prej gjashtë vjetësh, edhe pse nga skulptorët janë dorëzuar rreth katër vjet më parë. Monumenti i Pjetër Bogdanit është planifikuar të vendoset në parkun “Gruaja” dhe është realizuar nga Lindita dhe Nehat Beqiri, Josif Bageri i punuar nga dy autorë – Bashkim Mexhiti dhe Muhamer Sadiku duhej të vendosej në afërsi të Teatrit të Vjetër, ndërsa Nexhat Agolli është punuar nga Ismet Ramiqeviq dhe duhej të vendosej dy vjet më parë, me rastin e 100 vjetorit të lindjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori