LAJMI I FUNDIT:

Babai rrëfen për vrasjen e gazetarit Bekim Kastrati (Video)

Babai rrëfen për vrasjen e gazetarit Bekim Kastrati (Video)

Gati gjashtëmbëdhjetë vjet pas vrasjes, Hajriz Kastrati nuk beson se ka jetë të presë zbardhjen e vrasjes së djalit të tij.

Bekim Kastrati, gazetar i “Bota Sot” është njëri nga gazetarët e vrarë pas luftës në Kosovë vrasja e të cilit është një mister për familjen.


Askush deri më tani nuk ka dhënë përgjegjësi për ngjarjen e tetorit 2001 ku nga të shtëna me automatik u vra Besim Kastrati dhe Besim Dajaku, ndërsa i plagosur mbeti Gani Geci. Me hetimin e ngjarjes ishin marrë të gjithë, por pa rezultate.

Së fundmi EULEX-i e kishte njoftuar të atin se hetimet janë pushuar në mungesë provash.

“Krejt e dijnë tash i ka EULEX-i letrat. Unë nuk e di, e dijnë organet e drejtësisë. Kur erdhën të parët që u përmend specialja mendova ndoshta bëjnë diçka se UNMIK-u ka bo diçka, për mu EULEX-i hiç. Me ta 10 vjet kam pas punë edhe kurgjo”, thotë Kastrati.

Hajriz Kastrati thotë se nuk beson se do të jetë gjallë për të parë drejtësinë e djalit të tij, përderisa është i bindur se profesioni i gazetarit është motivi i tërë ngjarjes.

“Ai ka pas marak me shkru. Ju kanë kërcënu disa herë, në Skenderaj e kanë sulmu njëherë”, thotë Kastrati.

Ai kujton se sulmi kishte ardhur në ditën kur ai kishte publikuar një artikull.

“Bekimi ju ka pengu se Bekimi ka shkru për çka kanë bo sene që nuk duhet me i bo, veç për ata”, rrëfen Kastrati derisa kujton momentet kur mori lajmin për vrasjen e të birit.

“Kanë thirrë të dytën herë kanë thënë se e kemi lajmin që Bekimi është i vrarë në Skenderaj, edhe e kam thirrë çikën ka bo gajret, e kom thirrë vllaun u ardhë ai. Kerri u kon qetu, po tha s’muj i grahi kerrit. Kur jena dalë u zhdjerg ndihma e shpejtë. Kur erdhëm në kryqin e Skenderajt e kishin blloku KFOR-i. Ai kusherini e ka ditë gjermanishten, ka folë, na kanë lëshu edhe jena shku direkt në stacion të policisë,  na thanë nuk dijmë kurgjo”, rrëfen Kastrati.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në Kosovë është shënuar me një varg aktivitetesh duke përfshirë protesta dhe thirrje që rastet e kërrcënimeve dhe vrasjeve të gazetarëve të zbardhen nga drejtësia. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij

Lajme
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori