LAJMI I FUNDIT:

Babai i ndërton djalit të tij kështjellë prej kartoni, për ta mbajtur të “angazhuar për orë të tëra” në karantinë

Babai i ndërton djalit të tij kështjellë prej kartoni, për ta mbajtur të “angazhuar për orë të tëra” në karantinë

Të argëtosh fëmijët gjatë karantinës është detyrë rraskapitëse. Mirëpo, një baba u sigurua që djali i tij do të mbahej i “i angazhuar për orë të tëra”, duke i ndërtuar një kështjellë të jashtëzakonshme prej kartoni.

Steve Wilson ishte lodhur duke luajtur “board games” me djalin e tij katër-vjeçar, Sebastianin, dhe dëshironte t’i jepte diçka të re për ta mbajtur të zënë gjatë izolimit.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai vendosi të krijojë një kala me kuti të vjetëra të sandwich-it, me këtë rast 52 vjeçari ndërtoi strukturën e quajtur “Castle Covid”, në një dhomë tek biznesi i tij “The Square”, një qendër për lojëra në Uells.

the cardboard fort front-on

Meqë qendra për lojëra ishte e mbyllur për publikun për momentin, Steve vendosi të përdorë dhomën e festave për të strehuar krijimin e ri.

Në total iu deshën katër ditë për të ndërtuar këtë kala, ndërsa u kujdes për çdo detaj të mundshëm.

Ky produkt përfshin koridore, vende për t’u fshehur, dhe urë lëvizëse.

“Ajo që do të dukej punë katër-orëshe mori në fakt disa ditë për t’u ndërtuar”, tha Steve. /Telegrafi/

the roof of the cardboard fort