LAJMI I FUNDIT:

Babanë e ka një legjendë të Real Madridit, por ai refuzoi top klubet evropiane për të luajtur me Messin te Inter Miami

Babanë e ka një legjendë të Real Madridit, por ai refuzoi top klubet evropiane për të luajtur me Messin te Inter Miami

Federico Redondo është një mesfushor i talentuar argjentinas dhe djali më i vogël i legjendës së Real Madridit, Fernando Redondo.

Mesfushori mbrojtës 21-vjeçar konsiderohet gjerësisht si një nga talentet e rinj më të ndritur në futboll këto ditë, por ai nuk do të luaj njëherë në Evropë.

Federico mendohej t’i bashkohej një prej pesë klubeve më të mira të Evropës këtë verë, me Barcelonën gjithashtu ëndërronte ta shihte atë të vishte fanellën e Blaugranas në të ardhmen, por në vend të kësaj ai zgjodhi një lëvizje në MLS.


Përveç gjigantit katalunas në garë për mesfushorin e talentuar ishin edhe Bayern Munich, Milan, Liverpool e Real Madrid.

Fabrizio Romano ka raportuar se Inter Miami tanimë ka siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar argjentinas.

Marrëveshja, e vlerësuar me një vlerë prej 8 milionë eurosh, e sheh atë të largohet nga Argentinos Juniors për kampionatin amerikan te Inter Miami.

Milani dëshiron ta përforcojë mesfushën e tyre me një top lojtar që kushton vetëm 12 milionë euro
Lexo po ashtu Milani dëshiron ta përforcojë mesfushën e tyre me një top lojtar që kushton vetëm 12 milionë euro

Edhe pse dukej një lëvizje e papritur, mediat në Argjentinë kanë raportuar se Leo Messi ishte shkaktari kryesor që Redondo u bashkua me Inter Miamin pasi ai ëndërronte të luante përkrahë tetë herë fituesit të Topit të Artë.

21-vjeçari në të ardhmen pritet të transferohet në Evropë pasi cilësitë e tij nuk diskutohen dhe ai konsiderohet si një nga mesfushorët më premtues argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

NBA
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Kalo në kategori