LAJMI I FUNDIT:

B3 – vitamina nga kozmosi

B3 – vitamina nga kozmosi

B3, një vitaminë kjo esenciale për jetën, prodhohet në mënyrë natyrale diku në kozmos.

Vitamina B3, gjithashtu e quajtur acidi nikotinik ose niacina, është pararendëse e nikotinamid adenine dinucleotide (NAD) – jetike për metabolizmin dhe kyç për zhvillimin e jetës së lashtë.

Edhe pse është e mundur që B3 është zhvilluar në mënyrë jobiologjike në Tokën e lashtë, shkencëtarët thonë se është e mundshme që meteoritët e pasur me karbon, të cilët e kanë modifikuar planetin miliona vjet më parë, kanë ofruar një dozë shtesë të niacinës.


Gjatë studimit të një grupi të mostrave të meteoritëve, shkencëtarët në Laboratorin Analitik Astrobiologjik të Goddardit kanë gjetur vitaminë B3 në nivele duke filluar nga rreth 30 deri në 600 pjesë për miliardë, dëshmi kjo që kompleksi thelbësor është prodhuar natyrshëm diku në hapësirën e jashtme.

“Kemi zbuluar që një model – më pak vitamina B3 (dhe acide të tjera karboksilike piridine) është gjetur në meteoritët që kanë ardhur nga asteroidet, të cilat janë më të ndryshuara me ujë të lëngshëm”, shpjegoi Karen Smith nga universiteti shtetëror i Pensilvanisë, e cila ndihmoi në udhëheqjen e studimit.

“Një mundësi mund të jetë që këto molekula janë shkatërruar gjatë kontaktit të zgjatur me ujë të lëngshëm”, shtoi Smith

“Ne gjithashtu bëmë eksperimente paraprake laboratorike, të cilat simulojnë kushtet në hapësirën ndëryjore dhe konstatuam se sinteza e vitaminës B3 dhe e acideve të tjera karboksilike piridine mund të jetë e mundur në kokrrat e akullit”.

Pyetja e natyrshme e cila pason: a janë meteoritët e pasur me B3 dëshmi të jetës jashtëtokësore? Smith dhe kolegët e saj nuk e besojnë këtë.

Acidet nikotinike që gjenden në këta shkëmbinj qiellor të pasur me karbon erdhën të bashkëngjitura në molekula, të cilat nuk përdoren për të krijuar jetë. Ndërsa rastësia e kimisë jobiologjike ka tendencë të rezultojë në një grup të plotë të produkteve molekulare – jeta bën vetëm molekulat që i duhen, asgjë më shumë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori