LAJMI I FUNDIT:

Aziri: Presim që sot të bie Qeveria e Zaevit

Aziri: Presim që sot të bie Qeveria e Zaevit

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri, para hyrjes në objektin e Kuvendit të Maqedonisë, ka deklaruar se presin që sot të bie Qeveria.

Aziri tha se pret që interpelanca ndaj Qeverisë, të votohet nga më shumë se 61 deputetë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Presim që konform deklaratave dhe nënshkrimeve të partive politike, kjo qeveri të bie. Presim që të votojnë më shumë se 61 deputetë”, tha Aziri.

Ndryshe, seanca për interpelancën ndaj Qeverisë pritet të fillojë në orën 11:00, ndërsa duhet të votohet deri në ora 00:00./Telegrafi/