LAJMI I FUNDIT:

Azemi: Shumica e punëtorëve që kanë mbetur në Kosovë janë të pakualifikuar, bizneset do ta kenë vështirë

Azemi: Shumica e punëtorëve që kanë mbetur në Kosovë janë të pakualifikuar, bizneset do ta kenë vështirë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, thotë se tashmë shumica e punëtorëve të mbetur në Kosovë janë të pakualifikuar.

Reklama

“Punë ka, ka edhe punëtorë por para nuk ka. Sipas një analize që kemi bërë, ne jemi mbrapa 3-4 vite pasi shumica e punëtorëve të kualifikuar janë larguar ose janë në ikje e sipër. Realisht ne kemi fuqi punëtore, por që për momentin kjo fuqi punëtore ka mbetur në Kosovë janë të pakualifikuar dhe do ta kemi një dëmtim të bizneseve në nivel vendi”, tha Azemi në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Ai shtoi se megjithatë sot Kosova është mirë në krahasim me atë që po e pret vendin.

“Ne kemi kërkuar që të bëhet ndonjë program që të ndalet ky largim i punëtorëve nga Kosova, por deri tani Qeveria po hesht”.

I pari i sindikalistëve të sektorit privat thotë se bizneset tashmë kanë filluar ta ndjejnë krizën e resurseve njerëzore.

“Ne kemi vizituar këtë javë shumë kompani dhe nuk ka prej tyre që nuk kanë shprehur shqetësimet e tyre me mungesën e punëtorëve”.

Sipas Azemit duhen dy deri tri vite për t’u aftësuar punëtorët që do të zinin vendet vakante të lëna nga profesionistët e larguar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fotografitë e disa personave që i përmendi Kurti për protestën në Zveçan

Fotografitë e disa personave që i përmendi Kurti për protestën në Zveçan

Siguri
Senatori amerikan, Chris Murphy del me një plan për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Senatori amerikan, Chris Murphy del me një plan për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Lajme
Borrell paraqiti tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, Von Cramon e shton edhe një

Borrell paraqiti tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, Von Cramon e shton edhe një

Lajme
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri kundërshton zgjedhjet e reja

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri kundërshton zgjedhjet e reja

Lajme
MPB-ja tregon bilancin e sulmeve në veri: Protestat nuk janë të qytetarëve, por të milicisë fashiste

MPB-ja tregon bilancin e sulmeve në veri: Protestat nuk janë të qytetarëve, por të milicisë fashiste

Lajme
Analistët: Pajtim i heshtur për zgjedhje të reja në veri

Analistët: Pajtim i heshtur për zgjedhje të reja në veri

Lajme
Kalo në kategori