LAJMI I FUNDIT:

Azem Syla: Demaçi dha gjithçka nga jeta për vendin e tij

Azem Syla: Demaçi dha gjithçka nga jeta për vendin e tij

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, ka ngushëlluar familjen Demaçi për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi përmes një telegram ngushëllimi.

“Ndarjen nga jeta të Bacës Adem e kemi përjetuar me dhimbje të thellë unë dhe familja ime. Veprimtaria e Bacës Adem si për shumë veprimtarë të tjerë ishte frymëzim edhe për mua. Fatin që ta njoh fizikisht Bacën Adem e kisha  përmes dy bashkëpunëtoreve të mi veprimtar te hershëm te çështjes kombëtare  Ahmet Haxhiut dhe Nazmi Llapashtica”, ka shkruar Syla.


Sipas tij, baca Adem ka dhënë një kontribut te jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, ka qëndruar gjithmonë vertikal dhe i palëkundur përkundër sfidave të mëdha që ka kaluar në jetën e tij.

“Rrallë ndodhë në histori që një personalitet të jep gjithçka nga jeta për vendin e tij por i tillë ishte Baca Adem. Ai  ishte një njeri i hekurt, vizionar, largpamës dhe përkrahës i fort i joni për mobilizimin dhe organizimin e luftës çlirimtare në Kosovë. Prandaj e nderuara familje Demaçi në pamundësi që të jem me juve në këto ditë dhimbje, pranoni ngushëllimet e përzemërta nga unë dhe familja ime”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të Sylës, përcjell Telegrafi