LAJMI I FUNDIT:

“Avullohet” malli kontrabandë, në prezencë të Policisë! (Foto)

“Avullohet” malli kontrabandë, në prezencë të Policisë! (Foto)

Pas katër ditësh qëkur një kamion me pije të kontrabanduara nga Serbia ishte lokalizuar nga Policia në veri të Mitrovicës, nuk është arritur që ky mall të dërgohet në terminalin për zhdoganim që ndodhet në jug.

Policia në veri lokalizon mallin e kontrabanduar, nuk arrin ta dërgojë në terminal meqë reziston shoferi e babai i tij?!
Lexo po ashtu Policia në veri lokalizon mallin e kontrabanduar, nuk arrin ta dërgojë në terminal meqë reziston shoferi e babai i tij?!

Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se kamioni ka qenë i lokalizuar me shirit të Policisë që katër ditë, ndërsa policët e kanë vëzhguar mallin 24 orë në ditë.

“Dejan Mihajlloviq ka arritur ditë më parë që në prezencë të Policisë ta dëmtojë sistemin e frenave në kamion, për të mos lejuar që kamioni të shkojë në terminal. Ai gjatë natës së mbrëmshme ka arritur po ashtu ta largojë komplet mallin nga kamioni, edhe pse ishte nën mbikëqyrjen e Policisë”, kanë thënë burimet.


Mësohet se gjatë kohës kur po raportojmë, Njësiti i Krimeve Ekonomike i stacionit në veri të Mitrovicës është duke marrë deklarata nga disa policë të cilët dyshohet se kanë lejuar largimin e mallit.

KosovaPressi ka provuar të kontaktojë me zëvendësdrejtorin e Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, por ai nuk e ka hapur telefonin.