eksperti ad

Avokati Alex van der Zwaan ka pranuar se ka dhënë deklarata të rreme hetuesve nw hetimet ndwrmjet ekipit të fushatës zgjedhore të Donald Trump dhe Rusisë, shkruan Telegrafi.

Dokumentet e gjykatës akuzojnë Alex van der Zwaan, 33 vjeç, për të bërë deklarata të rreme kur janë pyetur për punën e tij për Ministrinë e Drejtësisë të Ukrainës.


Ai është personi i 19-të i akuzuar nga avokati special Robert Mueller, ku të premten e kaluar 13 rusë u akuzuan se kishin ngatërruar zgjedhjet e vitit 2016.

Ai është personi i gjashtë që pranon fajësinë apo është paditur nga ekipi i Muellerit.

Zwaan është akuzuar se ka gënjyer hetuesit lidhur me komunikimet që ka pasur me ish-ndihmësin e fushatës së Trumpit, Rick Gates.

Në kërkimet e Muellerit, ka shqetësime për punën e Zwaan në vitin 2012, në një kompani ligjore amerikane e cila ishte angazhuar nga ministria e Drejtësisë në Ukrainë, lidhur me gjykimin e ish-kryeministres, Yulia Tymoshenko.

Akuzat nuk përmendin fushatën presidenciale të Trumpit, në të cilën kanë punuar edhe Gates edhe shefi i tij, Paul Manafort.

Mirëpo pranimi i fajësisë nga ana e van der Zwaan, mund të rrisë presionin për Gates dhe Manafort që të bashkëpunojnë me ekipin e Muellerit. /Telegrafi/