Avokati Çedomir Stojkoviq shprehet se politikanët në Serbi vazhdojnë ta gënjejnë popullin për sa i përket çështjes së Kosovës.
Stojkoviq në një emision, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se askush deri më tani në Serbi nuk ka marr guximin ta thotë këtë të vërtetë.
“Mund të jeni tradhtar nëse ju gënjeni se çfarë ka ndodhur dikur me Kosovën dhe çfarë po ndodhë tani. Por, ju e pranoni se Rezoluta 1244 nuk e ofron pavarësinë e Kosovës, derisa kjo rezolutë në nenin 11 tregon që statusi i ardhshëm i Kosovës do të jetë sipas principit të Marrëveshjes së Rambujesë, a derisa principi në nenin 7 tregon se statusi i Kosovës do të zgjidhet sipas vullnetit të popullit, pas tri viteve. Nuk thotë referendum, por vullneti i popullit”, ka thënë Stojkoviq.
Sipas avokatit nga Beogradi, edhe pas 24 viteve, populli serb vazhdon të mashtrohet nga politikanët e saj.
“Dhe nëse e gjitha kjo shkruhet në Rezolutën 1244 dhe nëse ju pas 24 viteve e gënjeni popullin këtu në Serbi, atëherë ju e tradhtoni popullin tuaj, pasi populli iu beson. Kur të vini në këtë televizion, atëherë duhet ta thoni të vërtetën a jo të gënjeni”, thekson ai.
Govor laži je govor izdaje.
Imao sam veoma tužnu emisiju danas, zbog sagovornika koji je pokazao visoku nepristojnost.Rugao se, imitirao,komentarisao moje telo,um…
Nivo nevaspitanog deteta.Zato sam odlučio da postavljam delove te emisije ovde.
Danas o:
– Kosovu. Čemu drugom: pic.twitter.com/ubgkQY5G41— Advokat Čedomir Stojković 🇷🇸🇺🇦 (@FIGHT_4_RIGHT_S) April 22, 2023
“Besimi te ju është se do ta thoni të vërtetën. Kur ju e shitni besimin tuaj, atëherë jeni tradhtar. Gënjeshtra është e folura e tradhtisë”, ka shtuar avokati.
Në fund, Stojkoviq pohon se duhet të ketë guxim në shpërbërjen e gënjeshtrës të ndërtuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
“Me Rezolutën 1244 është trasuar rruga drejt pavarësisë së Kosovë, të cilën më nuk mund të ndikojmë. Kjo është disfata e luftës së Millosheviqit. Edhe pas 24 viteve besojmë në ‘lëndimin’ e bërë nga Millosheviqi, sepse askush deri më tani nuk e ka marr guximin të vjen në ekranet televizive dhe ta shpërbëjë këtë gënjeshtër, ashtu siç po e them unë tani”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi