LAJMI I FUNDIT:

Avokati i popullit e “trondit” opinionin publik me raportin e tij

Avokati i popullit e “trondit” opinionin publik me raportin e tij

Avokati i popullit, duke e prezantuar Raportin e veçantë për gjendjen e fëmijëve në Shtëpisë EP “Tetovë“, i cili për momentin është vendosur në burgun për të mitur në Ohër, publikoi të dhëna tronditëse të cilat i kanë zbuluar në biseda me to, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Pas orës 22, hapësirat në të cilat janë të vendosur të mbrojturit, kyçen dhe për nevojat fiziologjike apo të natyrës tjetër ata shfrytëzojnë zile e cila është ndërlidhur me hapësirën për kujdestari. Mirëpo fëmijët kanë deklaruar se shumë shpesh kujdestari nuk vjen në kohë dhe janë të detyruar të urinojnë në shishe plastike të cilat duhet ti rruajnë deri në mëngjes“, ka thënë zëvendës Avokati i popullit Vaska Bajramoska – Mustafa.


Ata janë ankuar edhe për mungesë të intimitetit gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike dhe larjes.

Në institucion nuk ka mjek të përhershëm, ndërsa kur janë të sëmurë, terapinë e përshkruar nga mjeku i Shtëpisë së shëndetit në Ohër, ua shpërndan sigurimi. Tek disa të mbrojtur është vërtetuar hepatiti, ndërsa asnjëri prej tyre nuk është përdorues i drogës, thotë Bajramoska – Mustafa.

Ombudsmani është i shqetësuar që neglizhohet fakti që disa nga këto fëmijë kanë përvojë me keqpërdorim seksual, thekson ajo.

“Më shqetësuese ishte që gjatë vizitës në kartonët shëndetësor të fëmijëve u vërejtur që madje 15 fëmijëve u është përshkruar terapi me “diazepam“, me dozë ditore prej 0,5 deri 20 miligramë“, pohon Bajramoska.

Avokati i popullit, Ixhet Memeti, i cili ishte i pranishëm në prezantim, ka konstatuar që për të mbrojturit e kësaj shtëpie gjysmë të hapur, nuk ka kushte për risocializim dhe i ftoi institucionet të zgjohen nga gjumi i thellë dhe tu ndihmojnë këtyre fëmijëve./Telegrafi/